Një situatë e pakëndshme ka ndodhur për Albën në Ferma VIP, teksa e fundit ka kapur Limin të përqafuar në krevat me Nennën.

Dyshja e cila ndodhen në dhomën e fakirit këto ditë, me vendimin e agait u gjetën në momente intime së bashku.
E acaruar Alba ka hyrë menjëherë në dhomë e tyre dhe ka tërhequr jorganin, ku u zbulua Nenna me të brendshme dhe Limi gjithashtu të cilët kishin mbështjellë njëri-tjetrin me këmbët e tyre.

Ndërsa Limi përpiqej të mbulohej, Alba i tërhiqte jorganin dhe bërtiste:
“Për çfarë ta dhashë besën, për çfarë e zure benë, për kështu gjërash?”

Nga ana tjetër Nenna është çuar dhe ka veshur pizhamet e saj teksa qeshte me situatën e krijuar.

Kujtojmë që lidhja e Albës dhe Limit ka pësuar ulje dhe ngritje qëkur dyshja kryen marrëdhënie seksuale poshtë jorganit para kamerave.

© Panoramaplus.al
View this post on Instagram

