12 Shkurt, 2025

VIDEO/ Nuk mori asnjë çmim në Grammy, por Tylor Swif bën gjestin e sjellshëm ndaj punonjësve në prapaskenë


Këngëtarja e famshme Taylor Swift, bëri një gjest dashamirësie teksa u largua nga vendi i Grammy 2025 duke lënë një bakshish për stafin që punonte në prapaskenë.

Ky moment është regjistruar në video, duke kapur gjithashtu dhe reagimin e punonjësve, të cilët dukeshin të habitur.


Taylor Swift po ecte në një korridor në “Crypto.com Arena”, ku po mbaheshin çmimet muzikore, dhe në një moment ajo ndaloi, duke ofruar para si bakshish për një grup punonjësish shërbimi.

Teksa këngëtarja po kalonte pranë tyre, ajo u dëgjua duke thënë: ” Faleminderit shumë për gjithë mundin tuaj “.

Menjëherë pas kësaj, ajo dukej se njohu disa nga anëtarët e stafit dhe u kthye për t’u dhënë atyre një bakshish edhe më të madh. Një nga punonjëset u prek dukshëm nga qëndrimi i Swift,  pas i tha: “Ne të vlerësojmë shumë .”

Sipas mediave te huaja, edhe pse këngëtarja nuk fitoi asnjë çmim në Grammy, disponimi i saj ishte veçanërisht i lartë. Në të njëjtën kohë, gjesti i saj bujar duket se është vlerësuar veçanërisht nga stafi. Taylor Swift ka fituar një reputacion si një artiste veçanërisht bujare, pasi kjo nuk është hera e parë që ajo jep bujarisht bakshish, bën donacione apo shpërndan shpërblime për punonjësit e saj.

Pak kohë më parë, ajo  ka treguar mbështetjen e saj për të prekurit nga zjarret shkatërruese në Los Angeles , duke bërë donacione për shumë organizata jofitimprurëse, megjithëse shuma e saktë që këngëtarja amerikane ka dhuruar nuk është bërë e ditur.

 

© Panoramaplus.al