Ilari Blazi, ish-gruaja e Françesko Totit ka reaguar për shkarkimin e Luçiano Spaletit nga kombëtarja e Italisë.

Prezantuesja në vitin 2016, në atë kohë gruaja e ish-kapitenit të Romës, kishte sulmuar Spalletin (trajnerin e verdhekuqve) për disa zgjedhje teknike që e kishin çuar lojtarin në stol. Në atë rast, Blazi e kishte quajtur Spaletin “një njeri të vogël”.
Dhe pikërisht dje, ajo publikoi në “InstaStory” një video ku kërcen nën melodinë e këngës “Piçolo uomo” nga Mia Martini. Kështu ajo rikthehet ta sulmojë edhe njëherë trajnerin italian. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL
© Panoramaplus.al
