Reperja shqiptare Loredana Zefi prej kohësh po shijon romancën me futbollistin gjerman, Karim Adeyemi.

Mirëpo përveç lidhjes, mesa duket artistja një vëmendje të veçantë po i kushton edhe të mësuar të gjuhës shqipe të dashurit të saj.
Së fundmi xhiron e rrjetit po e bën një video, ku Karimi flet shqip.
Ndërsa çifti u ndalua nga një tifoz shqiptar në Gjermani teksa po shkonin në stadium për ta parë nga afër paraqitjen e Shqipërisë në Euro 2024.
Ky i fundit e pyeti futbollistin: “A di ndonjë fjalë në gjuhën shqipe?”.
Fillimisht Karim hezitoi të përgjigjej pasi nuk e kuptoi pyetjen, por më pas tha: “Kadale”, ndërsa e ilustronte kuptimin e fjalës me duar, duke treguar se ia di domethënien.
View this post on Instagram
© Panoramaplus.al

