10 Qershor, 2024

VIDEO/ Një vit pas martesës civile, çifti i aktorëve të njohur kurorëzojnë me dasmë dashurinë e tyre


Aktorja Naomi Watts dhe Billy Crudup këtë të shtunë  (8 qershor) kurorëzuan me një dasmë familjare dashurinë e tyre disa vjeçare.

Dasma e çiftit erdhi një vit pasi ata ishin martuar në gjendje civile, por duke mos bërë një festë.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ben Watts (@wattsupphoto)

Vëllai i yllit të Hollywood-it, Ben Watts, ka postuar disa fotografi dhe video nga ceremonia.

Watts-it iu bashkuan fëmijët e saj nga lidhja me Liev Schreiber, 16-vjeçarin Sasha dhe Kai 15 vjeç, ndërsa djali 20-vjeçar i Crudup-it, William e shoqëroi babin e tij drejt altarit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ben Watts (@wattsupphoto)

Një ditë para dasmës, edhe vëllai i Naomi Watts ka kapur darkën e provës, teksa aktorja kishte veshur një fustan të verdhë me lule.

“Kjo është një kujtesë se çfarë do të thotë jeta. Konfirmimi i dashurisë që është një nga gjërat më të thjeshta por më e rëndësishmja”– tha aktorja.

© Panoramaplus.al