27 Janar, 2023

VIDEO/ Ngjarje e frikshme për Conor McGregor, legjenda e MMA-së përplaset nga një makinë


Një ngjarje e frikshme ka ndodhur për ish-kampionin e MMA-së, Conor McGregor, i cili është përplasur nga një makinë teksa i jepte biçikletës.

Gjithsesi gjendja e tij shëndetësore duket e mirë dhe pa probleme, teksa u shpreh se aftësitë e tij në dyluftime kanë bërë të mundur që ai të shpëtonte jetën.

Autori i këtij aksidenti e ndihmoi menjëherë McGregorin, duke e marrë me vete në makinë së bashku me biçikletën e tij dhe duke e dërguar menjëherë në spital dhe pse dukej se për irlandezin nuk kishte asgjë serioze.

 

© Panoramaplus.al