5 Qershor, 2024

VIDEO/ Ngacmime dhe provokime mes këngëtares shqiptare dhe konkurrentit të reality show, fermeri: E dua aromën tënde


Dy fermerët e “Ferma Vip”, Baby G dhe Dijonisi, edhe pse kanë thënë se mes tyre nuk po lind një histori dashurie, ngacmimet dhe provokimet kohëve të fundit na tregojnë tjetër gjë.

Teksa pozonin së bashku para pasqyrës, ishte Dijonisi ai që duket sikur puth Baby G në qafë, ndërsa ndjen aromën e saj dhe më pas largohet duke qeshur.

Ngacmimet e tyre nuk kanë mjaftuar me kaq, pasi fermeri me batuta në anglisht i thotë Baby G që e dashuron aromën e saj, ndërsa kjo e fundit i tregoi se po hante qofte.

Pjesë nga biseda:

Baby G: Po, zemër!

Dijonisi: Çfarë po bën e dashur? Çfarë po ha? Më thuaj. çfarë po ha?

Baby G: Po ha qofte

Dijonisi: Pra, të vjen era qofte? E dua aromën tënde

© Panoramaplus.al