28 Shkurt, 2022

VIDEO/ Nga këngëtar në ushtar, artisti ukrainas bëhet viral në rrjetet sociale teksa këndon me armë në dorë në rrugët e Kievit


Në mesin e personazheve të njohur që i janë bashkuar ushtrisë për të mbrojtur Ukrainën është edhe këngëtari i njohur Andriy Khlyvnyk, i cili po bëhet viral në rrjetet sociale.

Një video e Khlyvnyk, një reper mjaf i njohur në Ukrainë, është bërë virale në Twittër, ku ai këndon një këngë popullore në një rrugë të zbarzët në qendër të Kievit. Kënga e titulluar “Shkurrja e kuqe në livadh” këndohet me mjaft pasion nga ai duke mbajtur ndërkohë një armë në dorë.

Në mbishkrimin e videos Khlyvnyk shkruan: Vullnetarët tanë po marshojnë… Kalofshi një ditë të mbarë të gjithë! Jeni të pabesueshëm!

 

Videoja ka mbledhur më shumë se 2 milionë klikime dhe mijëra komente.

Këngëtari më i njohur i hip hopit në Ukrainë dhe shumë i njohur në Rusi. Ai mori dërgoi e tij në shtëpinë e gjyshes dhe u rikthye për të luftuar për lirinë!”, shkruan një komentues.

Adriy është anëtar i grupit të famshëm BoomBox. Grupi i tij ka publikuar nëntë albume dhe ka grumbulluar më shumë se 100 milionë klikime në YouTube. Ata këndojnë në ukrainisht, rusisht dhe anglisht, por kanë refuzuar të performojnë në Rusi që nga aneksimi i Krimesë në vitin 2014.

Në Ukrainë, shumë personazhe të famshme po i bashkohen ushtrisë për të mbështetur vendin e tyre dhe për mbështetur ushtrinë ukrainase. Madje edhe Miss Ukraina, Anastasiia Lenna ka treguar përmes Instagramit të saj se është duke luftuar për vendin e saj. Ajo ka publikuar disa foto me kallashnikov në dorë.

 

 

© Panoramaplus.al