Kejvina Kthella së bashku me Taynën ishin në eventin e organizuar për 50 Cent në “Walk of Fame”.

Por vajzat shoqëroheshin nga reperi shqiptar Seven Saraqi.
Pas publikimit nga ana e reperit e disa pamjeve në krah të Kejvinës lindën dyshimet se ishin në një lidhje.
Për arsye që nuk dihen Seven e fshiu videon ku shfaqej i afërt me Kejvinën.
Por velina hodhi poshtë dyshimet, duke thënë për “Icon Style” se mes tyre ka thjesht shoqëri dhe asgjë më tepër.


© Panoramaplus.al

