15 Gusht, 2023

VIDEO/ Ndodh edhe kështu! U shpall kampion bote në çiklizëm, sportistit pa duar i dhurohet një… orë


Rikardo Ten Argiles është kthyer në protagonist absolut në çiklizëm. 47-vjeçari ka arritur të fitojë shumë trofe në karrierën e tij dhe javën e shkuar u shpall kampion bote në 3 gara të veçanta në Kampionatin Botëror UC 2023 në Glasgou.

SPORTISTI

47 vjeçari nuk i ka duart megjithatë kjo nuk e ka penguar që të tregojë vlerat e tij në çiklizëm.

Pas sukseseve të arritura, atij i është dhënë edhe shpërblimi ndërkohë që viral është bërë momenti kur zbulon se dhurata është një… orë.

Kompania “Tissot” është sponsor i garës dhe natyrisht do të dhuronte orë për fituesin. Vetë sportisti e ka marrë me sportivitet dhuratën dhe nuk ka ngurruar që ta vërë në krah, duke treguar se e ka mirëpritur këtë dhuratë, ndoshta jo shumë efikase.

© Panoramaplus.al