22 Dhjetor, 2023

VIDEO/ Ndarja e Sarës dhe Ledrit për show? Veprimi i fundit i vëllait të partneres së reperit tregon çdo gjë


Prej javësh në rrjet kanë qarkulluar zëra që këngëtari i njohur shqiptar Ledri Vula është ndarë nga partnerja e tij Sara Hoxha, megjithëse një lajm i tillë nuk është konfirmuar nga ana e dyshes.

Së fundmi ka qenë vëllai i influenceres ai që na bëri konfurz më shumë me veprimin e fundit.

Ai ka postuar në rrjetet sociale një video në makinë, ndërsa në sfond kishte vendosur këngën e Ledrit në bashkëpunim me Lumi B “Mrena”.

Ka qene vetë menaxheri i reperit ai që konfirmoi lajmet për “Prive”, duke thënëqë Ledri dhe Sara i kanë dhënë lidhjes së tyre, ndërsa tregoi që e vetmja gjë që i mban të lidhur ish-çiftin është vajza e tyre Poem Blu.

Mga ana tjetër të shumta ishim aludimet që të gjithën dyshja po e bëjnë për vëmendje, megjithëse përsëri ata vazhduan të heshtin duke zgjedhur që mos të flasin për këtë situatë.

Disa ditë më parë Sara gjatë një interviste për Ronaldo Sharkën i cili e pyeti atë për marrëdhënie me ish-partnerin e saj, por influencerja nuk tregoi asgjë duke thënë që do të bëjnë një reagim publik kur të jenë gati.

“Kur do të dilni në një reagim ti dhe Ledri për situatën tuaj”– pyeti Ronaldo.

“Unë dhe Ledri do të bëjmë një reagim publik për situatën tonë kur të jemi gati. Do të themi çfarë të duam ne që ju të dini.”- u shpreh Sara, duke mos treguar më shumë detaje për ndarjen e tyre.

Lajmet për krisjen e tyre filluan të qarkullojnë pasi Sara u shfaq e vetme në premirene  filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, ku ajo luan një rol ndërsa parakaloi e vetme edhe në tapetin e kuq.

sara hoxha ledri vula6

Reperi nuk e mbështeti influenceren në ditën e veçantë as duke e shoqëruar në këtë ditë kaq të veçantë për të, por as përmes një postimi në rrjetet sociale.

Sara Hoxha ledri vula

© Panoramaplus.al