14 Qershor, 2024

VIDEO/ Momenti i sikletshëm! Këngëtarja e njohur fshin hundët në skenë, sekrecionet i varen në dorë dhe… Shpërthejnë fansat


Këngëtarja e njohur Taylor Swift ka fshirë hundët gjatë performancës në koncertin e saj “Edinburg” në Skoci.

Në një moment këngëtares i dolën sekrecionet, ndërsa ajo i fshiu me dorë pastaj dorën e vendosi te fustani.

Veprimi i artistes nuk u prit aspak mirë nga ana e fansave, të cilët kanë shpërthyer keq ndaj saj.

 

“Kam parë tre video të ndryshme të Taylor-it duke fshirë hundën, ajo duhet të marrë peceta në skenë”, shkroi një person në X.

“Unë vazhdoj të shoh video të Taylor duke fshirë hundën dhe duke e hedhur në skenë”, tha një tjetër.

Mesa duket Sëift ka pasur të ftohtë gjatë koncertit në Skoci dhe gjatë gjithë kohës ajo mbate në duar doreza.

“Më vjen shumë keq, kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë, por dora ime është ngrirë, thjesht do ta ngroh”- tha Taylor në skenë.

© Panoramaplus.al