15 Prill, 2025

VIDEO/ Momente intime mes Kylie Jenner dhe partnerit të saj, dyshja nuk përmbahen para publikut dhe…


Çifti simpatik Kylie Jenner dhe Timothee Chalamet janë parë më të dashuruar se kurrë gjatë pjesëmarrjes së tyre  në Coachella.

Sipas TMZ, ata nuk i janë përmbajtur ndjenjës së tyre dhe janë shfaqur duke u puthur mes turmës së njerëzve.

Foto dhe video pafund u bënë virale në rrjetet sociale me dyshen të cilët shijonin momentin pa e vrarë mendjen për sytë e kureshtarëve.

Thashethemet e para për lidhjen e tyre filluan të qarkullojnë në prill të vitit 2023 dhe dalja e tyre e parë publike ndodhi në shtator të të njëjtit vit, kur morën pjesë së bashku në koncertin e Beyoncé në Los Angeles. Ndonëse të dy duket se po kalojnë mirë bashkë, sipas burimeve nga ambienti i Jenner-it, Kylie nuk dëshiron ta zyrtarizojë lidhjen dhe e cilëson si diçka informale dhe pa angazhime.

@dave_mps Kylie Jenner and Timothée Chalamet in Love at Coachella 2025 #coachella2025 #coachella #coachellafestival #kyliejenner #timothéechalamet ♬ original sound – Dave

© Panoramaplus.al