6 Dhjetor, 2017

VIDEO/ Moment i sikletshëm për futbollistin , sulmohet me lodra seksi në Rusi


Legjenda e Barcelonës, Karles Pujol, ka patur një moment të sikletshëm ku është sulmuar nga dy vajza. Ai gjendej në Rusi për shortin e grupeve të Kupës së Botës kur u ndalua në hollin e hotelit nga vajzat.

Ato filmuan gjithë skenën ku po i afroheshin ish-futbollistit, dhe dukë u sjellë në mënyrë flirtuese i morën leje për ta filmuar me celularin e tyre. Me një anglishte jo të mirë njëra prej tyre e pyeti: “A mund te na ndihmosh? Mund të ne përshëndesësh në një video?”. Pujol konfuz iu përgjigj “Si the?”. Njëra nga ato i tha se e duan për videon dhe më pas e komplimentuan për flokët. Situata ndryshoi kur papritur njëra nxori një lodër seksi dhe duke ia treguar ish-futbollistit para fytyrës, i kërkoi të kalonte një natë me të. Pujol refuzoi dhe rojet e sigurisë erdhën për t’i nxjerrë jashtë vajzat.

© Panoramaplus.al