28 Maj, 2024

VIDEO/ Me shqiponjën dykrenare dhe famurin kuq e zi në sfond, reperi i njohur përshëndet shqiptarët! Çfarë po paralajmëron artisti?


Reperi i njohur francez, Gandhi Alimasi Djuna i ka përshëndetur të gjithë Shqiptarët me këngën e tij më të fundit.

Në një video që po bën xhiron e rrjetit duket qartë artistit, i cili teksa këndonte në sfond kishte vendosur famurin kuq e zi me shqiponjën dykrenare.

Videoja u bë virale në TikTok, ndërsa reperi mori me mijëra komente positive, ku ndër to Gandhi cilësohej nga fansat “shqiptar i vërtetë”.

 

@gims_off♬ DYSTINCT x GIMS I SPIDER I – DYSTINCT

Kujtojmë që disa muaj më parë edhe reperi i njohur u shfaq me një zhaketë të kuqe me famurin shqiptar në shpinë në ditën e Çlirimit të Shqipërisë, në videoklipin e këngës së tij të re, “Polar Opposites”, ndërsa u shpreh se ka dëshirën për të vizituar Shqipërinë.

Mesa duket edhe videoja e reperit francez kishte një mesazh të tillë, megjithëse presim të shohin nëse do të ketë ndonjë concert të Gandhit në Shqipëri.

© Panoramaplus.al