Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë një ndër çiftet më të dashura nga publiku shqiptar, të cilët u dashuruan dhe martuan në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Dyshja janë shumë aktivë në rrjetet sociale, ku ndajnë me fansat momente nga përditshmëria e tyre.
Së fundmi këngëtari shkodran ka publikuar në Instagram një video duke kërcyer së bashku në shtëpinë e tyre.
Në videon e publikuar duket qartë Kiara e cila po lante enët në kuzhinë, ndërsa Luizi mjaft romantik e ka ftuar atë për të kërcyer.
Me lëvizje sensuale dhe të përqafuar me njëri-tjetrin, çifti kanë performuar në dhomën e ndjenjes.
“Babi Lui me dy princeshat e veta?”- ka shkruar këngëtari krahas videos.
© Panoramaplus.al
View this post on Instagram

