12 Shkurt, 2021

(Video)/ Konkurrenti i “Për’puthen” filmohet duke shkëmbyer puthje pasiononte me ish-banoren e “Big Brother”


Konkurrenti i “Për’puthen”, Edison Ramhoxha është filmuar mbrëmë në momente intime me ish-banoren e “Big Brother 9”, Fjorentina Halili.

edison ramhoxha, fjorentina halili (11)

Dyshja janë filmuar nga miku i tyre i përbashkët, menaxheri i famshëm i VIP-ve, Xhani Demnika, teksa kanë shijuar një darkë romantike.

edison ramhoxha, fjorentina halili (5)

Në një moment gjatë bisedës së tyre, kur Fjorentina kishte mbështetur kokën në prehrin e tij, Edisoni përkulet dhe i dhuron një puthje pasionante në buzë.

edison ramhoxha, fjorentina halili (1)

“Tani që keni mbaruar programin të dy, lejoheni të dilni nëpër video”, dëgjohet duke thënë Xhani.

Ai e shoqëroi videon edhe me një zemër të kuqe, duke lënë të kuptohet se mes tyre ka lindur diçka.

edison ramhoxha, fjorentina halili (7)

Megjithatë, Edi Ramhoxha nuk ka dhënë ende asnjë deklaratë që do të largohet nga emisioni, së cilit iu bashkua vetëm tri javë më parë.

edison ramhoxha, fjorentina halili (13)

edison ramhoxha, fjorentina halili (12) edison ramhoxha, fjorentina halili (10) edison ramhoxha, fjorentina halili (8) edison ramhoxha, fjorentina halili (9)

© Panoramaplus.al