Balerina e njohur Klaudia Pepa që pas pjesëmarrjes në “Amici di Maria de Filippi”, ka nisur të ndërtojë karrierën e saj në Itali. Por pavarësisht se ndodhet jashtë Shqipërisë, ajo komentohet nga fansat e saj shqiptarë dhe mediat rozë, jo vetëm për anën profesionale dhe atë private, por edhe për fotot provokuese.

Së fundmi Klaudia ka publikuar një video në profilin e saj në rrjetin social “Instagram”, duke i habitur të gjithë me veprimin që ka bërë në supermarket.

Balerina vendos këmbën në karrocën e supermarketit dhe bën sparkatën. Ajo vazhdon për qejf të saj duke blerë produktet teksa njerëzit e shohin të çuditur. “Duke bërë pazarin”, shkruan ajo bashkëngjitur me videon.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
