Një situatë e tensionuar dhe ankth mbizotëroi në koncertin e fundit të Mumford & Sons në Oregon, gjatë turneut të tyre të parë të madh në Shtetet e Bashkuara që nga viti 2019.

Këngëtari dhe lideri i grupit, Marcus Mumford, ndërpreu papritur performancën dhe u largua nga skena, duke lënë publikun në habi dhe konfuzion.
Incidenti ndodhi pak minuta pasi disa anëtarë të audiencës u ndjenë keq dhe ranë të fikët gjatë të njëjtës këngë, sipas rrëfimeve të fansave në TikTok dhe Reddit. Marcus u përpoq tre herë të vazhdonte koncertin, por për shkak të situatës së krijuar dhe ndërhyrjes së ndihmësve mjekësorë, ai vendosi të ndalojë performancën.
@jedi_fer #mumfordandsons #bendoregon #whathappened ♬ original sound – Jedi-fer
Gjatë ndarjes nga skena, Mumford u pa i shqetësuar dhe i dëgjua duke thënë: “Më falni, shkatërrojini”, përpara se të largohej me kitarën në dorë. Ky moment u bë viral në rrjetet sociale, duke shkaktuar shumë reagime dhe spekulime mbi arsyet e ndërprerjes.
Shumë fansa u shqetësuan se incidenti mund të kishte lidhje me tensionet politike pas largimit të kitaristit Winston Marshall nga grupi, por dëshmitë nga vendi i ngjarjes tregojnë se problemi ishte shëndetësor dhe i lidhur me ankthin e publikut.
© Panoramaplus.al
