15 Dhjetor, 2023

VIDEO/ Këngëtari i njohur ndërron jetë teksa performonte në skenë. Mjekët nuk mund të bënin asgjë për ta mbajtur në jetë. Çfarë u tha miqve pak para ngjarjes…


Një këngëtar brazilian ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike, teksa ishte duket performuar

Bëhet fjalë për këngëtarin Pedro Enrique, 30-vjeç i cili ka ndërruar jetë papritur teksa këndonte para fansave të tij.

Ngjarja ka ndodhur në Vai Ser Tão Lindos e ndërsa askush nuk e kishte parashikuar atë që ndodhi për shkak se këngëtari në skenë dukej shumë në formë.

Henrique u dërgua në një klinikë aty pranë, ku u konfirmua i vdekur.

Shtëpia diskografike e Henrique, Todah Music, tha për ‘Radio 93’ se këngëtari kishte pësuar një atak në zemër.

“Këto janë situata shumë të vështira në jetë për të cilat nuk kemi shpjegim”, Tha Todah Music në një postim Instagram.

“Thjesht duhet të kuptojmë se vullneti i Zotit mbizotëron.”, shton ajo.

Todah Music e përshkruan Henriquen si një “njeri të gëzuar, një mik për të gjithë. Fëmija i vetëm. Një bashkëshort i pranishëm dhe një baba super i përkushtuar.”

Henrique la pas një grua, Suilan Barreto, dhe një vajzë, Zoe, e cila lindi më 19 tetor.

enrique pedro

Henrique mësohet se bëri shaka se ishte i rraskapitur disa orë para se të dilte në skenë në shërbimin e kishës private.

“Jam i lodhur, i lodhur”, mësohet se i tha ai njërit prej miqve të tij, pak para se të ngjitej në skenë.

© Panoramaplus.al