Kishte disa muaj që qëndronte larg publikut shqiptar, larg zhurmës që shkaktonte në rrjetet sociale me videot ku bënte twerk. Bëhet fjalë për Kallashin, e cila po qëndronte në Zvicër.

Këtë të shtunë ishte e ftuar në emisionin “Elite show” ku tregoi se në Zvicër punonte në një club kërcimtare. Kallashi ka shtuar se tani nuk merret më me atë punë.

Ajo ka thënë gjithashtu se është kthyer në Shqipëri që t’i përkushtohet këngës e do nxjerrë videoklip të ri.
Si pasojë gazetarja Elita e pyet atë se me cilin këngëtar do e kishte bërë një bashkëpunim Kalllashi?
Kërcimtarja ja ktheu menjëherë se me Gjikon mund të bënte një këngë. “Me Gjikon? Ndoshta në të ardhmen mundesh ta bësh”, i tha Elita duke qeshur e sforcuar pasi siç duket nuk e priti mirë këtë deklaratë.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
