Një video e Johnny Depp duke pikturuar teksa ndodhet në gjyqin kundër ish-bashkëshortes së tij Amber Heard është bërë virale në internet.

Videoja e aktorit 58 vjeçar, u publikua nga një përdorues i TikTok, i cili është bërë tashmë vira.
Depp u pa duke ia treguar skicën e improvizuar avokatit të tij, Benjamin Chew, në ditën e nëntë të gjyqit. Një fans i TikTok, i cili deklaroi se ishte në “#TeamJohnny”, postoi videon dhe ajo ka mbledhur më shumë se 4 milionë shikime në më pak se 18 orë.

“Piktura” e tij është ende e paqartë në fotot e shkrepura, por duket se paraqet një figurë të një gruaje.

Në video, avokati i Depp-it i vë syzet për të parë nga afër veprën e artit teksa aktori, i ulur pranë tij, i pëshpërit në vesh.
Megjithatë, Depp nuk u ndal me kaq. Të mërkurën në gjykatë, aktori u pa duke vizatuar sërish, këtë herë duke ngjyrosur vizatime me figura në ngjyrë vjollcë dhe rozë, ndërsa priste që të mbërrinte juria.

© Panoramaplus.al

