25 Prill, 2018

VIDEO/ Ish-deputeti i LSI-së shfaqet me armë në publik


Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Flamur Çelaj ka publikuar në rrjetet sociale foto dhe video ku shfaqet me armë në dorë.

 

Nëpërmjet videos së publikuar në “Instagram”, Çelaj ka treguar pasionin e tij për qitje. Bashkëngjitur me postimet që ish-deputeti ka bërë shkruan: “Dita e fushës së qitjes”.

Siç vihet re edhe nga pamjet ai duket shumë i përqendruar dhe kërkon që të filmohet teksa gjuan në shenjë.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al