Nara Smith do të bëhet nënë për herë të katërt. Ajo e ndau lajmin e bukur me anë të një video në rrjetet sociale.

Në klipin që modelja dhe influencuesja 23-vjeçare posto në Instagram, ajo tregon barkun e saj që po rritet duke ngritur bluzën, ndërsa bashkëshorti i saj, Lucky Blue Smith, e përqafon. Në imazhin tjetër, ai përkulet dhe i puth barkun. “Fëmija numër katër po vjen “, shkruhet në video.

“Surpriza jonë e vogël”, shkroi ajo në mbishkrimin e postimit.

Smith ka grumbulluar 9.1 milionë ndjekës në TikTok, dhe videot e saj të gatimit janë bërë virale. Në to, ajo shpesh shfaqet e veshur me rroba firmato, me grim dhe modele flokësh të hollësishme, dhe duke përgatitur ushqim dhe pije.
© Panoramaplus.al
View this post on Instagram

