6 Qershor, 2024

VIDEO/ I komentoi fëmijën, muzikanti godet me grushta aktorin në mes të skenës: Do ta shtyp kokën, palaço


Aktori i humorit Jamine Caravaca është goditur në skenë nga muzikanti i Alberto Pugilato.

Në videon që po bën xhiron e rrjetit duket qartë aktori i cili teksa po performonte në skenë, këngëtari ka hyrë brenda ambjentit dhe ka goditur disa herë me grushta në kokë Carravacan.

Sipas “New York Post” ngjarja ndodhi si pasojë e një komenti seksist që ky i fundit kishte bërë i fundit kishte bërë në foton e muzikantit me djalin e tij 3 muajsh.

“Krenaria ime”- kishte shkruar Pugilato krahas fotos me të birin, ndërsa aktori kishte komentuar se askush nuk mund të përjashtojë mundësinë që ai të bëhet gay.

“Ju siguroj se do të kërkoni falje për atë që thatë për djalin tim 3 muajsh dhe do të zbuloni se jeta e vërtetë nuk është Twitter”, i është përgjigjur aktori në “X”.

 

“Plehër, tani të tregoj unë ty komentet që ke bërë për fëmijën tim. Ma thuaj në fytyrë. Mendove që fëmija im do të hajë k.. tre muajsh. Do ta shtyp kokën palaço”- dëgjohet të thotë muzikanti.

Pas ngjarjes aktori iu ka kërkuar falje të gjithëve që u ofenduan nga komenti që ai bëri, që sipas tij ishte i papërshtatshëm.

“Synimi im për të bërë shaka rezultoi në një koment fatkeq dhe krejtësisht të papërshtatshëm nga ana ime. I kërkoj falje kujtdo që u ofendua. Le të lëmë dhunën pas dhe të krijojmë një botë të mirë që njerëzit të rriten të lirë”, ka shkruar Caravaca.

© Panoramaplus.al