Pasi i mahniti të gjithë në pasarelat e Milanos gjatë “Javës së Modës”, Kendall Jenner tashmë ndodhet në Paris. Megjithatë, fansat u befasuan kur panë disa fytyra të njohura mes shokëve të saj gjatë një feste.

Në një video të shpërndarë së fundmi në snapchat-in e Mustafa Poetit, ajo shihej në shoqërinë e ish-ave të motrës së saj Kourtney Kardashian, Luka Sabbat, 24 vjeç dhe Younes Bendjima, 28, së bashku me disa të pranishmit të tjerë si Jacob Elordi.
View this post on Instagram
Nëse nuk e dini po ju rikujtojmë se motra më e madhe e Kendall, Kourtney, filloi të takohej me Younes në tetor 2016 pas takimit në një bar (gjithashtu rastësisht në Paris). Dyshja ishin bashkë për gati dy vjet derisa u ndanë në gusht 2018.

Shpejt në vjeshtën e atij viti, Kourtney dhe Luka nxitën thashethemet për një romancë pasi u panë së bashku gjatë disa daljeve publike. Ylli i The Keeping Up With the Kardashians dhe aktori madje morën pjesë së bashku në festën e Diddy-t të mbushur me yje atë nëntor. Por në shkurt 2019, Luka konfirmoi se ai ishte beqar, duke i thënë “The Cut” se ai dhe Kourtney nuk ishin në lidhje.

Vlen të theksohet se Kendall ka një raport shumë të mirë edhe me ish-bashkëshortin e Kourtney, Scott Disick. Po ashtu ajo së fundmi u shfaq edhe me Kanye West duke thënë se e respekton atë.

Aktualisht Kendall po shijon një romancë me basketbollistin Devin Booker.


