Eduardo Salvio në telashe! Ylli argjentinas është akuzuar së fundmi nga ish-bashkëshortja e tij Magali Aravena për ushtrim dhune.

31-vjeçari, është në kërkim nga policia, ndërkohë që ka dalë edhe video e incidentit, e cila është duke bërë xhiron e internetit.
Mediat në Argjentinë shkruajnë se Magali e ka kapur futbollistin me një femër tjetër teksa nga inati e ka denoncuar për dhunë. “TyC Sports” ka publikuar videon e incidentit.
Así fue el incidente entre Toto Salvio y Magalí Aravena pic.twitter.com/6VwkkZEahc
— TyC Sports (@TyCSports) April 14, 2022
Në pamjet e bëra publike, ish-bashkëshortja shikohet e kapur në derë dhe Salvio e tërheq me makinë.
Për sa i përket karrierës së 31-vjeçarit, ai në Europë është aktivizuar me Atletikon e Madridit dhe Benfikës, ndërkohë që aktualisht është pjesë e Boka Zhuniors. Salvio ka qenë një kontigjen i rëndësishëm edhe i kombëtares argjentinase.
PANORAMASPORT.AL
© Panoramaplus.al
