6 Shkurt, 2019

VIDEO/ Goli i Rashicës ndaj Dortmundit, shikoni si feston e fejuara e futbollistit


Milot Rashica gjeti rrugën e rrjetës në sfidën ndaj Dortmundit e vlefshme për Kupën e Gjermanisë. Verder Bremen arriti të kualifikoheshe duke eliminuar kështu kryesuesit e kampionatit me 11-metërsha.

Koha e rregullt përfundoi me rezultatin 1-1, ndërkohë që skuadra e Rashicës u tregua më e saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke avancuar më tej.

Një meritë të madhe në këtë kualifikim ka padyshim futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, i cili me golin e tij kontribuoi në suksesin e skuadrës.

Tejet e entuziazmuar për golin e 22-vjeçarit ka qenë dhe e fejuara e Rashicës, Belkiz Kera. Entuziazmin e saj bukuroshja e ka shfaqur nëpërmjet disa “InstaStory” të publikuara mbrëmjen e djeshme teksa po e ndiqte sfidën në TV.

E fejuara e Milot Rashicës on Vidnews.

© Panoramaplus.al