Një analisti futbolli në kanalin “ESPN” në Kolumbi iu desh të mbante mbi shpatulla më shumë se ç’i takonte këtë javë, shkruan “Huff Post”.

Një video e frikshme tregon se si një televizor u shkëput nga muri dhe ra mbi kurrizin e njërit prej gazetarëve, Carlos Orduz, gjatë një transmetimi të martën në “ESPN FC Radio”, duke bërë që fytyra e tij të përplasej në tavolinë.
Videoja më poshtë tregon aksidentin:
Fatmirësisht, Orduz shkroi në Twitter në spanjisht se ishte mirë, përveç përveç se kishte mavijosje për shkak të goditjes në hundë. Ai gjithashtu postoi një video në të cilën siguroi ndjekësit se ishte mirë.
Orduz nuk është i vetmi që përballet me rreziqe të papritura gjatë transmetimit drejtpërdrejt. Në prill, Kristen Welker i NBC News shmangu stendat e lehta që mund ta kishin plagosur, ndërsa raportonte jashtë Shtëpisë së Bardhë.
© Panoramaplus.al
