27 Dhjetor, 2017

Video/ Gazetari i njohur rrëfen historinë e dashurisë, njohja në Facebook me bashkëshorten


Moderatori dhe gazetari Blendi Salaj i ftuar pasditen e sotme në emisionin e pasdites ‘’Rudina’’ ku ishte së bashku me të birin Brian. I pyetur nga gazetarja ai rrëfeu edhe më shumë rreth jetës së tij familjare, duke treguar edhe historinë e dashurisë me bashkëshorten Anora Topi. Gazetari rrëfeu se njohja e parë mes tyre ka qenë në Facebook.

“Njohja e parë ka qenë në Facebook. Ka qenë një moment kur unë isha duke u shkëputur nga Amerika. Kemi qëndruar bashkë dy vite dhe më pas u martuam. Propozimi për martesë ishte i thjeshtë, ajo thotë se nuk jam shumë romantik, por unë mendoj se jam. Ne udhëtonim shumë dhe ne kemi qenë në Dhërmi. Ishte fundi i Majit kur i propozova. Ne ishim duke u kthyer nga një klab. Dasmën e kemi bërë në periferi të Tiranës, në një ambient jashtë”, tha ai.

© Panoramaplus.al