9 Korrik, 2025

VIDEO/ Fustani që i bëri të gjithë të kthenin kokën, ja çfarë veshi Kate Walsh në Javën e Modës në Paris


Kate Walsh, aktorja e njohur nga “Grey’s Anatomy”, bëri një paraqitje të rrallë dhe tejet mbresëlënëse në Javën e Modës në Paris, duke tërhequr vëmendjen me elegancën dhe guximin e saj stilistik.

Prej disa vitesh larg vëmendjes së Hollivudit, Walsh ka zgjedhur të jetojë një jetë më të qetë në Perth të Australisë, por rikthimi i saj në eventin e modës ishte një moment i shumëpërfolur.

Ajo ishte e pranishme në sfilatën Stéphane Rolland Haute Couture për sezonin Vjeshtë/Dimër 2025/2026, të mbajtur më 8 korrik, ku spikati me një fustan të bardhë dramatik, me një hapje të madhe transparente që shtrihej nga qafa deri në kofshë, duke zbuluar pjesërisht gjoksin, barkun dhe vithen e majtë. Silueta elegante dhe e guximshme u kombinua me një jakë të lartë dhe linja të pastra, duke e bërë një nga pamjet më të komentuara të mbrëmjes.

Në këtë paraqitje, Walsh shfaqej me një look të ri, flokë ngjyrë kafe të errët, të kapura pas, duke lënë pas modelin e shkurtër biond që kishte në paraqitjen e saj të fundit publike, në shkurt, gjatë emisionit të Kelly Clarkson.

Por përveç hijeshisë, aktorja ka sjellë edhe një mesazh të fortë për shëndetin. Së fundmi, ajo ka rrëfyer për përvojën e saj personale me një tumor beninj në tru, i diagnostikuar në vitin 2015. Fillimisht, simptomat si dhimbje koke të lehta, lodhje dhe vështirësi në përqendrim i kishte lidhur me stresin dhe ritmin e ngarkuar të jetës, por më pas vendosi të kërkonte ndihmë mjekësore.

“Nuk duhet t’i injorojmë shenjat që dërgon trupi ynë,” tha ajo në një intervistë, duke theksuar rëndësinë e diagnozës së hershme dhe ndërhyrjes në kohë. Me rrëfimin e saj, Walsh synon të rrisë ndërgjegjësimin për shëndetin mendor dhe fizik, dhe të inkurajojë të tjerët të dëgjojnë trupin e tyre.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by E! News (@enews)

© Panoramaplus.al