10 Shkurt, 2026

VIDEO/ Fiton medalje në Lojërat Olimpike Dimërore dhe ia nis të qarës gjatë intervistës: Kam tradhtuar të dashurën, nuk e di pse po e tregoj


Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot gjatë Lojërave Olimpike Dimërore, pas garës së biatlonit për meshkuj, ku një prej sportistëve medalistë ka pranuar në intervistën live pas garës së ka tradhtuar të dashurën e tij.

asdasdsadsadsdaasdads

Norvegjezi Sturla Holm Lagreid mori medaljen e bronztë në garën e 20 km individual, pro në vend që të gëzohej me triumfin e tij, intervista pas sfidës u kthye në një rrëfim të pazakontë me sportistin që nuk i mbajti lotët.

“Kjo është medalja ime e parë olimpike dhe dua të falënderoj të gjithë ata që më kanë ndihmuar. Ekipin e dyllit për skitë e shkëlqyera, të gjithë familjen time që më mbështeti dhe atë me të cilën doja ta ndaja këtë, e cila mund të mos më shikonte sot.

Gjysmë viti më parë, takova dashurinë e jetës sime – personin më të bukur në botë. Tre muaj më parë, bëra gabimin tim më të madh dhe e tradhtova. Ka qenë e vështirë, java e kaluar ishte më e keqja e jetës sime. Pata një medalje ari në jetë, por tani po përpiqemi të mbledh copat. Shumë njerëz që më shikojnë mund të më shohin ndryshe tani, por unë kam sy vetëm për të. Nuk e di pse po e them këtë…”, ishin fjalët e sportisti i cili nuk mbante dot lotët.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL

© Panoramaplus.al