27 Shkurt, 2022

(VIDEO) Fillimet e Bora Zemanit si velinë e Fiks Fare dhe “e shkuara” që u fshehu drejtuesve


Bora Zemani është sot një nga moderatoret më të komentuara dhe pjesa më e madhe mund ta njohin nga “Për’puthen”, emisione si “3-shat”, apo “Kënga Magjike”. Por, para 13 vitesh Bora ka qenë velinë e “Fiks Fare”.

Sot ajo ka qenë e ftuar në “Ëndërrtjerrësit” ku është folur për emisionin investigativ, e sigurisht janë publikuar edhe pamjet kur Bora ishte pjesë e emisionit, asokohe 17 vjeç. Me një fizik për tu patur zili dhe e buzëqeshur si tani, ndryshimi më i madh i Borës janë flokët. Prej shumë vitesh ajo ka vendosur të jetë brune por par 13 vitesh ka qenë bjonde.

I ftuar krah Borës për të folur rreth asaj periudhe ka qenë edhe Saimir Kodra. Ai tregoi se Bora ka qenë shumë e trupshme dhe me komplekse. “Thoshte: “Po më vjen turp nga gjoksi”. Po drejtohu mi dreq mos më rri ashtu. Rrinte duke ulur minifundin. Por, nuk na e tregoi këtë histori!”- tha ai teksa Bora konfirmoi çdo fjalë.

Vetë Bora u shpreh se e vlerëson shumë këtë eksperiencë si një trampolinë për suksesin e saj, edhe pse nuk e gjente veten në rolin e velinës.

“Unë isha shumë e turpshme, shumë e ndrojtur dhe shumë e tërhequr. “Supermodel of Albania” ka qenë eksperienca ime e parë televizive, ndërkohë më pas ka qenë “Top Fest” dhe pastaj “Fiks fare”. Unë nuk është se isha shumë tipi i velinës. Nuk e gjeja shumë veten. E kasha lënë shkollën e baletit se nuk më pëlqente më. Nuk e shikoja veten shumë mirë dhe nuk e bëja dot këtë gjë. Mirëpo kur u dha kjo mundësi u gëzova shumë sepse është një trampolinë e madhe për punën në televizion.”- ka rrëfyer ajo.

 

© Panoramaplus.al