Fëmijët binjakë të Jennifer Lopez , Max dhe Emme, festuan ditëlindjen pak ditë më parë . Ylli i popit i ka uruar publikisht me një mesazh prekës në Instagram me një video nga momentet e tyre më të bukura së bashku.

Ylli bashkoi foto dhe video të ndryshme të Max dhe Emme, të cilët ajo i ka me ish-bashkëshortin e saj Marc Anthony, për të krijuar një atmosferë prekëse me momente nga fëmijëria e tyre deri në ditët e sotme.

“Shtatëmbëdhjetë“, ka shkruar aktorja në mbishkrimin e postimit teksa më pas ka shtuar: “Ju dua sot e përgjithmonë.”

Këngëtarja solli në jetë fëmijët e saj më 22 shkurt 2008, në moshën 38-vjeçare. Ajo qëndroi e martuar me Marc Anthony për 10 vjet. Ata u ndanë në vitin 2014, por edhe sot e kësaj dite thuhet se kanë një marrëdhënie të mirë si prindër.
© Panoramaplus.al
View this post on Instagram

