Një incident ka ndodhur gjatë performancës së këngëtares së njohur Halsey, e cila u ngacmua seksualisht nga një fanse gjatë një koncerti të saj.
I can’t even believe i have to say this. Respect Halsey and DO NOT touch her or anyone like this without their consent. You people are unbelievable.#BackToBadlandspic.twitter.com/eIJKB1pzU2
— halsey archive (@haIseylq) November 6, 2025
Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet momenti kur artistja po performon në skenë, ndërsa një vajzë nga publiku i afrohet, i kap brekët dhe përpiqet ta prekë në pjesën e pasme.

Menjëherë, roja e sigurisë ndërhyn duke larguar fansen, ndërsa Halsey vazhdon performancën, megjithëse dukshëm e tronditur nga situata. Pamjet janë filmuar nga një spektator dhe janë postuar në Twitter (X), duke shkaktuar një valë reagimesh të ashpra.

Fansat e këngëtares e kanë dënuar aktin, duke e cilësuar si “ngacmim të pastër” dhe duke kërkuar më shumë respekt e mbrojtje për artistët në skenë.

“Nuk ka justifikim për këtë sjellje. Të prekurit e një personi pa pëlqimin e tij është sulm,” shkroi një përdorues në Twitter.

Disa fansa kanë shkuar më tej, duke identifikuar vajzën që shfaqet në video përmes fotove të publikuara nga dita e koncertit dhe kanë kërkuar që ajo të mbajë përgjegjësi për veprimin e saj.

Ngjarja ka hapur një debat të gjerë në rrjete sociale për sigurinë e artistëve gjatë performancave live dhe kufijtë e sjelljes së fansave në koncerte.



