Një incident ka ndodhur në koncertin “Coldplay” në Greqi, ku një ndër pjesëmarrësit është rrëzuar teksa po tentonte të ngjitej në skenë.

Burri kishte hedhur në krahë flamurin e Izraelit, ndërsa po përpiqej të tërhiqte vëmendje për luftën në Lindjen e Mesme, ashtu si edhe të tjerët në shfaqje.
Pas incidentit grupi muzikorë ndaloi menjëherë shfaqjen, duke i ardhur në ndihmë të lënduarit.
Kitaristi Johnny Buckland afrohen poshtë skenës për të kuptuar nëse fansi është mirë.
I lënduari është komediani izraelit, Guy Hochman, i cili para nisjes së koncertit kishte duke postuar në rrjetet sociale një foto me flamurin në supe.

Ai mori një goditje të rëndë si rezultat i rënies, madje ka thyer një brinjë.
© Panoramaplus.al

