Shtatzëninë e mbajti të fshehtë për një kohë të gjatë, por tashmë që është në muajt e fundit, Eliona Pitarka, nuk po i kursen as fotot me barkun e rrumbullakosur dhe as gjininë.
Aktorja e ka zbuluar gjininë e bebit që po pret me një video, ku shfaqet duke kërcyer krah balerinëve Ensa dhe Eni.
Eliona shihet duke kërcyer nën ritmet e këngës “Baby shark” dhe në fund zbulon se po pret një vajzë.
Aktorja e konfirmoi shtatzëninë pak ditë më parë duke uruar festat.
“Pas një viti kaq të vështirë, e vetmja gjë që më vjen të uroj është shëndet dhe begati”, shkruante Eliona, e cila duket shumë e lumtur që do të bëhet nënë e një vajze.
Megjithatë, aktorja partnerin vazhdon të na e mbajë të fshehtë. Aktorja e humorit prej disa kohësh përflitej se ishte në pritje të ëmbël, por qëndroi e heshtur deri tani.
Ajo konfirmoi lajmet se është në pritje të fëmijës së parë me partnerin misterioz, me disa pamje të publikuara në rrjetet sociale kur tregoi barkun e madh të rrumbullakosur.
Eliona Pitarka pozoi e veshur me një bluzë ngjyrë të kuqe teksa qëndronte e ulur dhe për një moment kthen kamerën nga barku dhe vendosi dorën mbi të. Në pamje shihej qartë, tashmë barku i rritur i aktores së humorit.
Gjithashtu, ajo publikoi edhe një foto e veshur me rroba të bardha të gjera dhe u drejtoi ndjekësve pyetjen: “Sa muajshe mendoni se jam këtu? ????”, por nuk dha detaje të mëtejshme.
Thashethemet se aktorja ishte shtatzënë nisën të qarkullonin pasi ajo nisi të publikonte foto në rrjetet sociale me fustane të gjera, për të mbuluar barkun.
Megjithatë, ky detaj nuk u shpëtoi dot ndjekësve të saj, që menjëherë filluan ta uronin për pritjen e ëmbël.











