Video e Lumi B teksa imiton Taynën duke bërë twerk u bë virale në mediat sociale.
Këngëtari u shfaq duke imituar reperen ndërkohë që Ledri Vula këndonte një këngë të saj në babyshower-in e organizuar për vajzën e tij që pritet të vijë në jetë së shpejti.
Por si ka reaguar Tayna pasi pa videon?
Reperja e mori me mjaft sportivitet, madje video e Lumi B duke bërë twerk e ka bërë të qeshë me lot.
Ajo publikoi momentet teksa këngëtari e imitonte në Instagram-in e saj ku bëri tag Lumi B dhe Ledri Vulën, dhe e shoqëroi me një emoji zemre si edhe një emoji duke qeshur me lot.
Ledri Vula dhe partnerja e tij Sara Hoxha organizuan ditën e djeshme babyshower për vajzën e tyre në oborrin e shtëpisë së këngëtarit.
Të ftuar në festë ishin miq të çiftit, mes tyre emra të njohur si Kida, Dhurata Dora, Lumi B, Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij Ariana.



