8 Janar, 2024

VIDEO/ Do jetë opinionist në “Big Brother VIP 3”? Luiz Ejlli flet për herë të parë dhe zbulon se si qëndron e vërteta


Fituesi i ‘Big Brother VIP 2’ Luzi Ejlli i ka dhënë fund zërave se ai do të jetë një nga opionistët e ‘Big Brother VIP 3’.

Përmes një postimi në instastory Luizi ka konfirmuar se nuk do të jetë opionist i ‘BBVIP 3’ dhe se do të jetë vetëm si shikues.

“Pas shumë pyetjeve dhe mesazheve: Luiz a do të jesh opionist i Big Brother, a do jesh vëllai i madh etj.. Unë kam parë portale që më kanë konfirmuar si opionist në Big Brother.

Ju them se nuk do të jem as opionist, as vëllai i madh, as vëllai i vogël, thjesht do jem si ju, do e shikoj.

Ju uroj suksese dhe kaq. Kështu që nuk do jem pjesë e Big Brother 3, pasi Big-u im ka qenë 2”, tha Luizi.

 

@newsmedia.albania21♬ original sound – newsmedia.albania21

Kujtojmë që disa ditë më parë, producentja e ‘Big Brother Vip’ Sara Hoxha, konfirmoi se në moderimin e emisionit shumë të ndjekur, do të jetë bashkëshorti i saj Ledion Liço, duke sjellë kështu edhe largimin e Arbana Osmanit nga drejtimi i formatit të sukseshëm.

 

© Panoramaplus.al