Dita para ndeshjes së kthimit kundër Barcelonës në Ligën e Kampioneve nuk ka qenë e qetë për sulmuesin e Interit, Markus Turam. Ish-e dashura e tij, modelja Sharlot Lavish, ka publikuar në rrjetet sociale një video të periudhës kur ishte partnere e futbollisti, duke e akuzuar për dhunë ndaj saj.

Ajo ka postuar video të ngjarjes së ndodhur në vitin 2022, kur ajo pretendon se është mbajtur peng në shtëpi nga futbollisti i cili asokohe luante ende me Borusia Mynshengladbah. Ajo tregon në video ngjarjen se si ai i kishte marrë pasaportën, pretendon se e kishte kapur me forcë duke i shkaktuar edhe shenja, si dhe kishte tentuar që ta paguante që të mos fliste, derisa kishte ndërhyrë policia.
This video regarding Marcus Thuram has gone viral on Tiktok 😳pic.twitter.com/dZ7K4BslI4
— The 44 ⚽️ (@The_Forty_Four) May 5, 2025
Aty ajo tregonte gjithë historinë, që nga udhëtimi nga Amsterdami për ta takuar, si kishin qenë bashkë në shtëpi, apo edhe faktin se policinë e kishin thirrur komshinjtë që dëgjuan ulërimat e saj.
Videoja e publikuar prej saj në TIkTok ka bërë xhiron e rrjetit, edhe pse bëhej fjalë për një ngjarje të disa viteve më parë, për të cilën ajo fliste më në fund publikisht vetëm tani që sulmuesi është në qendër të vëmendjes
PANORAMASPORT.AL
© Panoramaplus.al
