Djali i Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Pax, vetëm disa muaj pas një aksidenti që i shkaktoi dëmtime në kokë, është përplasur përsëri me biçikletën e tij.

21-vjeçari po udhëtonte në lagjen Los Feliz të Los Anxhelosit, në të njëjtën zonë ku ai pësoi incidentin e tij në korrik, kur u përplas me një automjet teksa po merrte një kthesë, shkruan TMZ.

Sipas mediva të huaja, thuhet se Pax po i jepte biçikletës së tij pa duar pak para përplasjes.
Siç shihet nga fotot e siguruara nga TMZ, biçikleta e tij ka marrë një goditje të fortë nga dëra e pasagjerit në makinën me të cilën u ndesh.
#AngelinaJolie and #BradPitt‘s son, #PaxJolie-Pitt, keeps playing with fire … because he crashed his e-bike again … smashing into a car and causing major damage.
All we know about what happened 👉 https://t.co/YrQtGuRb3w
🎥: Backgrid pic.twitter.com/BnO8EQB0qp
— TMZ (@TMZ) January 24, 2025
Megjithëtë, Pax këtë herë duket se ja hodhi paq pasi si ai po ashtu edhe biçikleta nuk pësuan dëmtime të forta.
Videoja e marrë pas përplasjes tregon shoferin dhe pasagjerin e makinës që zbresin nga automjeti për të folur me Pax pas aksidentit. Në një moment, shoferi vendos dorën e tij mbi supin e Pax-it, gjest ky në dukje ngushëllues.
Angelina Jolie and Brad Pitt’s son Pax crashes e-bike again months after being hospitalized with head injury https://t.co/XPfS8qqlyh pic.twitter.com/CkW85YKemd
— New York Post (@nypost) January 25, 2025
Aksidenti i së premtes pason përplasjen gati fatale të Pax-it me biçikletën elektronike në korrik, në të cilën ai përfundoi duke u përplasur me një makinë të ndaluar në një semafor të kuq në një nga rrugët kryesore të Los Feliz. Dëshmitarët okularë thuhet se asaj kohe ata menduan se djali i aktorëve kishte vdekur.
© Panoramaplus.al
