26 Nëntor, 2020

VIDEO/ “Deshi Zoti që të gjeja një person që e doja shumë”, Mozzik tregon arsyen pse ra në dashuri me Loredanën: Përjetuam shumë gjëra bashkë


Mozzik dhe Loredana u lidhën së bashku në moshë të re dhe u bënë prindër shumë shpejt.

Por vetëm pak kohë pas lindjes së Hanës, çifti reperëve i dhanë fund lidhjes së tyre dhe nuk kanë asnjë arsyen mbi vendimin e marrë.

Madje Mozzik në disa intervista është shprehur se mes tij dhe ish-bashkëshortes “nuk do kishte kurrë një rikthim”, madje e akuzoi se po përdorte vajzën e tyre për vëmendje.

Por duket se çifti i kanë zgjidhur mosmarrëveshjet dhe janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit.

Reperi foli për marrëdhënien me Lordanën në dokumentarin e kësaj të fundit, mbi jetën e saj personale dhe profesionale.

Ai u shpreh se “deshi Zoti që të gjente një grua që ti besonte dhe dashuronte”, ndërsa theksoi se një prej arsyeve që e ka pëlqyer është fakti se reperja është “ndryshe nga femrat e tjera”.

“Unë kam pasur gjithmonë qejf që të gjeja dikë dhe të martohesha sa më shpejt. Ka dashur Zoti që të gjeja një personi që i kam besuar shumë, që e kam dashur shumë. Mendoj se gjithçka që ka ndodhur na ka mbajtur bashkë, kemi përjetuar shumë gjëra së bashku. Lori ka një tip shumë ndryshe prej femrave të tjera, kjo është një prej arsyeve që më ka pëlqyer më shumë,”- u shpreh Mozzik.

Ndërsa Loredana tha: “Kurrë s’do kem mundësi ta kem këtë lidhje me dikë tjetër në jetën time”.

/Panoramaplus.al

 

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by PANORAMA PLUS (@panorama.plus)


© Panoramaplus.al