Një situatë e rëndë ka ndodhur në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, ku tensionet mes banorëve kanë arritur deri në përplasje fizike. 
Një debat me tone të larta ka ndodhur mes midis banores Edona James dhe Shqipes. Bebati degradoi deri në atë pikë sa Edona hodhi një shishe me ujë në drejtim të Shqipes, duke e lagur atë.
Ky moment mes dy banoreve u pa në transmetimin e drejtpërdrejt të spektaklit, ku Edona, në një shpërthim emocional, gjuajti me shishe Shqipen.

Në të kaluarën, Big Brother ka dhënë penalitete banorëve për sjellje të ngjashme, ndërsa ende nuk është bërë e qartë nëse do të merren masa të ngjashme ndaj Edonës për këtë akt.
Edona ndër të tjera ka arsyetuar veprimin e saj duke thënë se reagimi erdhi si përgjigje ndaj atyre që ajo i quajti sulme verbale nga ana e Shqipes.
“E gjuajti me ujë për shkak se Shqipja po ushtronte dhunë verbale ndaj saj”, u shpreh ajo, duke u mbrojtur për sjelljen e saj.


