14 Dhjetor, 2020

VIDEO/ Dalin pamjet e incidentit, rrihet dhe gjakoset Andi i ‘Përputhen’


Në rrjetet sociale është duke qarkulluar së fundmi një video ku tregohet se Andi Shehu, një nga konkurentët e “Përputhen”, është rrahur nga këngëtari Petro Xhori.

Video, për të cilën nuk mund të konfirmohet ende se kur është regjistruar, tregon këngëtarin që e qëllon me grusht Andin e “Përputhen”, dhe e hedh në tokë.

Andi Shehu përfundon në tokë dhe i gjakosur. Media të ndryshme shkruajnë se shkak i sherrit mes tyre është bërë një vajzë.

Deri tani nuk ka një deklaratë nga palët e përfshira në sherr, për këtë incident, pamjet e të cilit po qarkullojnë në internet.

© Panoramaplus.al