16 Nëntor, 2023

VIDEO/ Çdo vit në shtëpinë e Orinda Hutës dhe Turjan Hysko pema e Krishtëlindjeve vendoset me 14 nëntor, për këtë moderatorja ka një arsye të fortë!


Moderatorja e njohur Orinda Huta dhe bashkëshorti i saj Turjan Hysko janë një ndër çiftet më të dashura nga publiku shqiptar.

Dyshja shpesh herë ndajnë me fansat e tyre momente nga jeta e tyre personale së bashku me vajzën e tyre, Atara.

Shumë nga personazhet e njohura kanë realizuar setet fotografike për festat e fundvitit të cilat janë vetëm një muaj larg, ndërsa Orinda së fundmi përmes një videoje në Instagram ka treguar se edhe këtë vit që nga 2020 në po të njëjtën datë ka vendosur në shtëpi pemën e Krishtëlindjeve.

Bëhet fjalë për 14 nëntorin e cila është një datë shumë e veçantë për Turin dhe Orindën pasi e vogla e tyre ka ardhur në jetë, duke i bërë ata prindër për herë të parë.

“Prej 14 nëntorit 2020 e bëjmë pemën në të njëjtën datë. Këtë vit mendova ta shtyja një javë, por gjeta pemën e duhur dhe sërish mbeti e njëjta datë. Ka qenë data kur morëm vesh pritjen e bekimit tone”- ka shkruar Orinda.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Orinda Huta (@orindahuta)

 

© Panoramaplus.al