22 Shkurt, 2024

VIDEO/ Capital T konfirmon ndarjen nga Adrola Dushi? Veprimi i fundit i këngëtarit flet “troç”, ja çfarë bëri ai


Prej më shumë se një viti këngëtari i njohur Capital T ka qenë në qendër të vëmendjes së medias rozë për shkak të aludimeve se është në një lidhje me missin shqiptar, Adrola Dushin.

Megjithëse dyshja nuk e kanë konfimruar asnjëherë romancën e tyre, se fundmi përmes një postimi në rrejtet sociale, artisti ka nxitur dyshimet se mund të jetë ndarë nga modelja.

Ai ka postuar një video në TikTok, ku duket mjaft i qetë teksa ishte i shtrirë në shtrat.

“Si fle unë kur e di që jam beqar dhe askush nuk po më tradhton”- ka shkruar ai, duke nxitur dyshimet se këngëtari sapo konfirmoi që nuk është në një lidhje.

 

@trimkapo Kush e shkrun ni caption ma hajgare e fiton ni repost me tag ? #capitalt #shqiptaretneperbote??? #jokes #kosovatiktok #hajgareshqip ♬ original sound – Capital T

Kohë më parë Capital T pranoi për herë të parë se është në një lidhje dashurie. Ai nuk pranoi ta japë identitetin e vajzë, duke thënë se ajo është më e bukura në botë dhe se do të jetë e pranishme në koncertin në Prishtinë, duke rritur në këtë mënyrë kuriozitetin e të gjithëve.

Natyrisht që mes të ftuarve në festë ishte edhe modelja e njohur, Adrola Dushi, me të cilën është përfolur prej kohësh se janë në një lidhje. Edhe pse asnjëri nuk e ka pohuar, shenjat dhe shikimet në festë lanë të kuptohej se mes tyre ka diçka më shumë.

© Panoramaplus.al