I konsideruar si një nga zërat më të bukur të këtij edicioni, Eugent Bushpepa futi Shqipërinë në natën finale të Festivalit Europian. Me një performancë, si të kishte vite që këndonte në skena kaq të mëdha, Bushpepa përfaqësoi denjësisht mbrëmë Shqipërinë, me këngën “Mall”.
Një krijim me tekst dhe muzikë nga vetë ai. Ashtu si edhe pritej e ishte parashikuar nga kritika e mediat e atashuara pranë “Eurosong”-ut, Eugent Bushpepa arriti të hyjë në finale, duke shpëlarë disi shijen e hidhur që na kanë lënë përfaqësimet e fundit.

Me një shënim në faqen e tij në “Facebook”, pasi ishte konfirmuar pjesë e finales së madhe, Bushapepa ka falënderuar gjithë ata që iu gjenden pranë duke e mbështetur. ‘Ju duam të gjithëve dhe pa ju kjo nuk do te ishte bere e mundur”- shkruan ai.

Në finale gjithashtu ka kaluar edhe këngëtarja tjetër shqiptare, Eleni Fureira, e cila përfaqëson Qipron në këtë “Eurovision”.
Në natën e parë të gjysmëfinales së “Eurosong” konkurruan 19 shtete: Azerbajxhani, Islanda, Shqipëria, Belgjika, Republika Çeke, Lituania, Izraeli, Bjellorusia, Estonia, Bullgaria, Maqedonia, Kroacia, Austria, Greqia, Finlanda, Armenia, Zvicra, Irlanda dhe Qipro. Në skenë u ngjit edhe shqiptarja tjetër, Eleni Foureria, e cila përfaqëson Qipron dhe gjithashtu u kualifikua në finale.
Në gjysmëfinalen e dytë do të interpretojë edhe shqiptari i tretë i këtij “Eurosong”-u, Ermal Meta që do të përfaqësojë Italinë me “Non mi avete fatto niente”.
PROCEDURA SI TE VOTONI PER EUGENTIN E SHQIPERINE:

Finalistë që kaluan gjysmëfinalen e parë të Eurovision
Austria: Nobody But You nga Cesár Sampson
Estonia: La Forza nga Elina Nechayeva
Qipro: Fuego nga Eleni Foureira
Lituania: When We’re Old nga Ieva Zasimauskaitė
Izraeli: TOY nga Netta
Çekia: Lie To Me nga Mikolas Josef
Bullgaria: Bones nga EQUINOX
Shqipëria: Mall nga Eugent Bushpepa
Finlanda: Monsters nga Saara Aalto
Irlanda: Together nga Ryan O’Shaughnessy
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
