15 Shkurt, 2021

Video/ Aulona Musta pozon topless për kopertinën e revistës së njohur, ja mesazhi i fortë që jep nëpërmjet këtij seti fotografik për të gjitha gratë


Duaje trupin tënd, ndihu mirë me të dhe mos ndalo së kujdesuri për të”, është mesazhi që Aulona Musta solli për të gjitha vajzat në postimin e saj në Instagram.

aulona musta (1)

Moderatorja ka ndarë me ndjekësit një foto të kopertinës së revistës “Global Woman”, ku shfaqet totalisht nudo për të treguar se nuk dorëzohet para pasigurive të saj.

Nuk ekziston asnjë njeri në botë që të ndihet, gjithmonë, gjatë gjithë kohës 100% mirë me veten e tij. Të gjithë kemi pasiguritë tona, komplekset tona, momentet kur nuk ndihemi mirë dhe rehat me veten, gjëra që nuk na pëlqejnë. Pikërisht se kemi këto, jemi gjithë kohën në përmirësim, ndryshe do të binim në një zonë rehatie që nuk është aspak e mirë”, ka thënë fillimisht Musta.

aulona musta (7)

Pikërisht kjo është ajo që unë përpiqem t’i them dhe gjithë audiencës femërore që më ndjek, që askush nuk është perfekt. Unë kam vuajtur gjithë jetën time me lëkurën e fytyrës që ka qenë e yndyrshme dhe më ka shkaktuar probleme me aknet, flokët e mi nuk janë pika ime më e fortë le të themi, i kam pasur gjithmonë të dobët dhe jo shumë të shëndetshëm; unë kam celulit, i cili sidomos pas dhjetorit të bakllavasë, është shtuar edhe më shumë (qesh).

aulona musta (5)

Jam shumë larg të qenit perfekte, apo të ndjerit gjatë gjithë kohës mirë me veten. Ama unë nuk i dorëzohem pasigurive të mia. Unë bashkëjetoj me to, i pranoj dhe në të njëjtën kohë punoj fort për t’i tejkaluar dhe për t’u përmirësuar.

Ky është çelësi i suksesit. Kjo është të ndihesh mirë dhe rehat me veten tënde. Te ndihesh mirë dhe rehat në lëkurën tënde. Me trupin tënd. Të dish cilat janë pikat e dobëta, të pranosh gjërat që s’të pëlqejnë tek vetja dhe të punosh për t’i përmirësuar ato.

aulona musta (3)

Do vërtetë shumë guxim të ndihesh mirë me trupin tënd dhe ta reflektosh këtë. Në një vend si Shqipëria, ku femra është mësuar dhe edukuar të jetë e nënshtruar, ku rritet me komplekse dhe ndjenjë inferioriteti në lidhje me trupin dhe sensualitetin e saj, ku fjala turp e shoqëron gjithë jetën, në çdo gjë që bën, ku misioni kryesor i femrës është thjesht ai riprodhues, të martohet, të sjellë në jetë fëmijë dhe t’i dedikohet familjes, fëmijës, bashkëshortit, duke lënë pas dore veten totalisht… pikërisht në një shoqëri të tillë, të ndihesh mirë me veten, trupin tënd dhe ta shfaqësh këtë, duket vërtet luks i madh, që do vërtetë shumë guxim”, përfundoi ajo.

Revista “Global Woman” ka publikuar edhe një video të shkurtër me pamje nga realizimi i këtij seti. Në të shihet edhe bashkëshorti i Aulonës, krah të cilit ka pozuar po ashtu topless.

aulona musta (2)

© Panoramaplus.al