29 Gusht, 2018

VIDEO/ Arbitri shqiptar i jep fund beqarisë, kolegët i bëjnë një surprizë të veçantë


Arbitri Dorjan Maletaj i ka dhënë fund beqarisë në moshën 27-vjeçare duke lidhur kurorë me bukuroshen Arlinda Maletaj.

Në një dasmë madhështore arbitri ka mbledhur familjarë, miq e shokë, por ajo që ka sjellë emocione të veçanta ka qenë surpriza e kolegëve të tij.

Në momentin që çifti do hynte në sallë, ata kanë krijuar një tunel me flamujt e arbitrave dhe në sfond shoqëronte kolona zanore e Champions League.

Salla me dasmorë ka shpërthyer në duartrokitje, ndërsa çifti është shfaqur jo pak i emocionuar.

Hyrja madhështore- Martohet arbitri shqiptar, kolegët i bëjnë një surprizë të veçantë on Vidnews.

Balkanweb: https://www.balkanweb.com/hyrja-madheshtore-arbitri-shqiptar-i-jep-fund-beqarise-koleget-i-bejne-nje-surprize-te-vecante-video/

© Panoramaplus.al