Fraza “Montoya por favor” ose “Montoya të lutem” , është bërë fraza më virale në mediat sociale ditën e fundit, pas një videoje të publikuar nga episodi që ka thyer rekorde në një reality show në Spanjë.

Një prej konkurrentëve të reality show-t “Ishulli i tundimeve”, ku marrin pjesë çifte për të testuar marrëdhëniet e tyre, José Carlos Montoya ka parë drejtpërdrejtë në televizionin të dashurën e tij, Anita Williams, duke kryer marrëdhënie seksuale me shokun e tyre të skuadrës, i cili së fundmi kishte hyrë në këtë lojë.

Situata doli jashtë kontrollit në momentin kur José Montoya teksa pa videon, reagoi si partner i tradhtuar dhe filloi të qante dhe të vraponte në plazh në drejtim të shtëpisë ku ndodhej partnerja e tij.
this is CINEMA…Montoya..the tension… you don’t need to speak spanish to understand, this is insane https://t.co/2sYZA8jBSM
— 2000s (@PopCulture2000s) February 4, 2025
Njerëzit e produksionit pranë tij filluan të bërtisnin “Por favor Montoya, por favor!”, ” Të lutem Montoya, të lutem!”, dhe e ndiqnin nga pas. Ashtu siç pritej, nuk kaloi shumë kohë dhe ky moment u bë viral, me miliona shikime dhe mijëra pëlqime.
Kjo frazë është shkruar në postime nga shumë klube të mëdha futbolli, si Atletico Madrid dhe Borussia Dortmund, duke dashur të përshkruajnë fazat e ndeshjeve dhe momentet kur lojtarët vrapojnë. Po ashtu, në një tjetër moment shfaqet Anita Williams, e cila e shoqëruar nga konkurentët e tjerë, shihet duke qarë pasi partneri i zbuloi tradhtinë.
© Panoramaplus.alLa isla de las tentaciones: Montoya Returns Parte 2
con esto acaba la bonita travesia de Montoya por ahora, volveremos cuando se desate y se tire a la primera que pille pic.twitter.com/DejlphCp6H
— Rafa (@ProjectLabX) February 6, 2025

